Loading…

​Kurti e Çeku vizitojnë shtëpinë e Salë e Hamit Jasharit: Në çdo moment priten dëmtime

  • 22/01/2022 | 12:21

​Kurti e Çeku vizitojnë shtëpinë e Salë e Hamit Jasharit: Në çdo moment priten dëmtime

Pas homazheve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Ceku kanë vizituar edhe punimet që po bëhen tek Kullat e Jasharajve.


Kurti me kabinetin qeveritar vizituan edhe familjen Jashari në 24-vjetorin e sulmit të dytë të forcave serbe që ndodhi ndaj kësaj familje, e më pas ata vazhduan ecjen edhe tek shtëpia e Hamit e Salë Jasharit.

Aty para mediave ministri Çeku tregoi se janë në pritje të masterplanit e që më pas të shpallin edhe konkursin ndërkombëtar për projektit në këtë kompleks.

“Jemi ën pritje të masterplanit, projektit përfundimtar të cilin do ta shpallim si konkurs ndërkombëtar dhe besoj që ndërhyrjet përfundimtare jo vetëm në këtë kullë por në gjithë kompleksin do të ndodhin me projektin, masterplanin që është pjesë e komitetit për kompleksin memorial. Deri atëherë kemi dashur të sigurohemi që këto struktura qëndrojnë dhe nuk bien”, tha ai para medieve.

Për intervenimet në këtë kompleks foli edhe profesori Naser Kabashi, duke theksuar edhe nevojën e ndërhyrjes emergjente në shtëpinë e Hamit e Salë Jasharit.

“Jemi sot këtu që të japim sqarime lidhur me projektin dhe arsyeshmërinë e këtij projekti. Në kuadër të këtij kompleksi, në kuadër të pesë objekteve bazike është zgjedhur ky objekt si më i dëmtuar dhe i cili ka një kërkesë emergjente që të ruhet stabiliteti sepse po e shihni se gjendja është jo e mirë dhe në çdo moment mund të priten dëmtime të paparashikuar. Ky projekt është emergjent i cili ka për detyrë ta ruaj strukturën për një kohë të caktuar. Nëse me pyesni sa është ajo kohë e caktuar, orientimisht dëshira ime është që të mos kaloj dy vite e intervenimit komplet që duhet të bëhet në gjithë kompleksin”, tha profesor Kabashi. /kp/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë