Loading…

​Kurti kërkon nga BERZh intensifikimin e projekteve infrastrukturore

  • 14/04/2021 | 21:40

​Kurti kërkon nga BERZh intensifikimin e projekteve infrastrukturore

Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur një takim virtual me drejtoreshën Menaxhuese të BERZh-it për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, dhe ekipin e saj.


Në komunikatën qeveritare thuhet se Kurti falënderoi Ruhe për mbështetjen e deritanishme që BERZh-i i ka dhënë vendit tonë.

Ai foli për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit, duke theksuar këtu nevojën për rritje të dinamikës në zbatimin e projekteve infrastrukturore siç është ai i rehabilitimit të linjës hekurudhore Han i Elezit – Leshak. Po ashtu, u diskutua edhe mbi idenë e krijimit të një mekanizmi të përhershëm për implementimin e projekteve infrastrukturore.

Në takim u diskutua edhe për ndërmarrjet publike dhe tranzicionin e tyre nën ombrellën e një fondi sovran, ashtu që të sigurohet një funksionim më i mirë i tyre. Gjithashtu, u diskutua edhe për mbështetjen e sektorit privat nga ana e BERZh-it, me vëmendje të veçantë ndaj ndërmarrjeve që udhëhiqen nga gratë.

Ruhe uroi kryeministrin Kurti për rezultatin zgjedhor, dhe tha se BERZh-i do të vazhdojë mbështetjen e mëtutjeshme të projekteve zhvillimore, sidomos atyre që çojnë drejt një ekonomie të gjelbër.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë