Loading…

​Kurti: Në Kosovë respektohen liritë fetare

  • 09/12/2022 | 10:04

​Kurti: Në Kosovë respektohen liritë fetare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë dëgjimit publik të projektligjit për Liritë Fetare tha se në Kosovë respektohen liritë fetare.


Sipas tij qëllimi i këtyre ndryshimeve të ligjit për Liritë Fetare ka për qëllim të ruaj dhe promovojë pluralizimin fetar dhe tu ofroj bashkësive fetare mundësinë për tu regjistruar zyrtarisht edhe nëse ato bashkësi janë të vogla të gëzojnë të drejta të plota.

Sipas tij këto ndryshime dëshmojnë seriozitetin e qeverisë për aspektin e respektimit të bashkësive fetare.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u shpreh se Kosova respekton liritë fetare dhe kjo është e koduar përmes kushtetutës sonë dhe ligjit që ka qenë tash për lirit fetare qe po ndryshohet.

Konjufca tha po ashtu se ndryshimet e propozuara nga Qeveria e Kosovës në këtë projektligj parashohin përmbushen e asaj qe ka munguar gjithmonë qe ka të bëjë me statusin juridik të bashkësive fetare, si dhe përcakton kriteret për regjistrim të bashkësive.

E ambasadori i SHBA-ve, Jefferie Hovernier kërkoi që përfaqësuesit e bashkësive fetare qe po marrin pjesë në këtë takim të kërkojnë të drejtat e tyre.

Ai nuk u pajtua me vendosjen e kriterit për tu regjistruar si bashkësi për çka tha se duhet të hiqet numri i madhësisë.

Ndërsa, theksoi se në Kosovë ka munguar edhe aspekti i statusit juridik të bashkësive fetare.

Në këtë takim ishte paraparë të merrte pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani por që nuk ishte e pranishme.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë