Loading…

​Kurti për paralajmërimet e Serbisë për tërheqje nga dialogu: Dikush në Bruksel mund të jetë trembur

  • 01/07/2022 | 11:01

​Kurti për paralajmërimet e Serbisë për tërheqje nga dialogu: Dikush në Bruksel mund të jetë trembur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se dikush në Bruksel mund të jetë trembur pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic tha se mund të tërhiqen nga dialogu mes dy vendeve.


Gjithashtu, kryeministri foli edhe për komentet e të dërguarit special të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajcak, që shprehu se situata tashmë ka ndryshuar pas vendimit qeveritar për reciprocitet për letërnjoftime dhe për afatin për regjistrimin e veturave me targa të vjetra.

“Edhe Lajcak ka qenë vazhdimisht i njoftuar me veprimet tona. Unë e di qe ekziston një plan për takime edhe të kryenegociatorëve ndoshta edhe më shumë se aq, vetëm ta shohim se si dhe sa do të mund të përgatiten në Bruksel. Jemi të gatshëm dhe të interesuar për marrëveshje ligjërisht të obligueshme, të qëndrueshme dhe njohje reciproke në qendër. Por problemi mbase qëndron tek paralajmërimet nga Beogradi se ata mund te dalin nga dialogu. Mendoj se po bëjnë gabim dhe kjo mund ta ketë trembur pak dikë në Bruksel”, tha ai.

Këto komente ai i bëri pas pjesëmarrjes së tij në tryezën “Kosova si shoqëri shumëgjuhëshe”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë