Loading…

​Lëvizje e madhe trajnerësh, Reali e Juventusi me fytyra të reja në sezonin e ri

  • 16/05/2021 | 15:36

​Lëvizje e madhe trajnerësh, Reali e Juventusi me fytyra të reja në sezonin e ri

Thashethemet që e lidhin francezin Zinedine Zidane me Juventusin vazhdojnë të intensifikohen ndërsa trajneri i Real Madridit thuhet se i ka informuar lojtarët e tij se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, ndërsa Max Allegri është njëri nga kandidatët për ta zëvendësuar atë.


“Onda Cero” ka dhënë lajmin se trajneri francez foli me ekipin e tij pas disfatës në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Chelseat, duke njoftuar largimin e tij në fund të sezonit.

Zidane mbajti një konferencë shtypi para ndeshjes së sotme kundër Athletic Bilbaos ku deklaroi

“Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Çdo gjë është e mundur, ky është Real Madridi”.

Raportet në Itali dhe Spanjë sugjerojnë që Zidane është njëri nga kandidatët për të zëvendësuar Andrea Pirlon në stolin e Juventusit në fund të sezonit pasi ai pritet të shkarkohet në fund të këtij edicioni, përcjell KosovaPress.

Nga ana tjetër, ish-trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri mund të zëvendësojë Zidanin në “Santiago Bernabeu”.

Edhe mediat italiane raportojnë se Allegri u takua me “Los Merengues” javën e kaluar dhe është një nga tre kandidatët që mund të emërohen si trajner i Real Madridit për sezonin 2021-22 së bashku me legjendën e Los Blancos, Raul Gonzalez.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë