Loading…

​Liga e Kampionëve: Mbyllen të gjitha ndeshjet e ditës, këto janë rezultatet

  • 02/11/2021 | 23:00

​Liga e Kampionëve: Mbyllen të gjitha ndeshjet e ditës, këto janë rezultatet

Ka përfunduar edhe rrethi i katërt i ndeshjeve të Ligës së Kampionëve në fazën e grupeve të zhvilluara të martën.

Fitore të thella shënuan Bayerni i Munihut dhe Juventusit. “Bavarezët” e mposhtën Benfikën me rezultat 5-2 ku Lewandowski shënoi tre gola, kurse me dy të tjerë kontribuan Gnabry dhe Sane. Ndërsa Juventusi e mposhti me rezultat 4-2 skuadrën ruse Zenit shën Petersburg me golat e realizuara nga Dybala (2) dhe Chiesa e Morata, përcjellë KosovaPress.

Atalanta nuk e ka lëshuar epërsinë e terenit vendas dhe ka regjistruar një barazim në ballafaqim me Manchester Unuted në kuadër të grupit F, ku golat e Cristiano Ronaldos nuk i zhvleftësuan ato të skuadrës italiane të realizuara nga Zapata dhe Ilicic.

Barcelona nga ana tjetër mori një fitore shumë të rëndësishme në grupin E ndaj Malmos të cilën e mposhti me rezultat minimal 1-0 me golin e bukur të realizuar nga Ansu Fati në minutën e 70’ të ndeshjes.

Me rezultat 2-1 Lillë e ka mposhtru Sevillan, kurse Villarreali fitoi me rezultat 2-0 ndaj Young Boys.

Këto janë renditejt e grupeve pas ndeshjeve të sotme:

GRUPI H:

Juventusi 12

Chelsea 9

Zeniti 3

Malmo 0

GRUPI G

Salsburgu 7

Lille 5

Wolfsburgu 5

Sevilla 3

GRUPI F

Manchester United 7

Villarreal 7

Atalanta 5

Young Boys 3

GRUPI E

Bayern Mynich 1

Barcelona 6

Benfika 4

Dinamo Kievi 1

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë