Loading…

​Lorik Cana tregon pse zgjodhi bashkëshorten italiane

  • 03/05/2021 | 23:48

​Lorik Cana tregon pse zgjodhi bashkëshorten italiane

Si rrallë herë, Lorik Cana flet për njohjen me bashkëshorten e tij në emisionin e Top News, “Jashtë Loje” të moderuar nga Sidorela Gjoni.


Kur futbollisti i njohur bëri publike lidhjen me bukuroshen italiane, disa fansa shpërthyen menjëherë drejt tij se pse bëri këtë zgjedhje jashtë vendlindjes.

Edhe pse kanë kaluar shumë kohë dhe çifti tanimë janë bërë me dy fëmijë, Cana rrëfen momentin e veçantë se si e njohur bashkëshorten.

“Momenti i njohjes me bashkëshorten ishte në një restorant, ku ajo ishte ulur përballë meje dhe pothuajse për dy tre orë gjatë darkës, jemi parë dhe pastaj ja kam kaluar numrin tim nëpërmjet menaxheres së restorantit, jemi dëgjuar ndërkohë unë kam ardhur në Shqipëri dhe mbasi jam kthyer jemi takuar dhe tash jemi bashkë që 10 vjet më parë.

Ndërkaq, moderatorja ndërhyn për të kuptuar se pse futbollisti zgjodhi për partneren e jetës një Italiane.

“Janë disa sinjale që të jep, duhet ta ndjesh ta jetosh për të parë nëse është personi që ti ke nevojë dhe ajo gjithashtu.”

“Këmbëngulja dhe sakrifica e saj për të më mbrojtur nga çdo gjë që më rrethon, është një ndër tiparet që e veçon atë” – thekson Lorik Cana./tch

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë