Loading…

​Mbyllet drama në ‘Fadil Vokrri’ ndërmjet Prishtinës dhe Llapit me pesë gola të shënuara

  • 07/04/2021 | 17:01

​Mbyllet drama në ‘Fadil Vokrri’ ndërmjet Prishtinës dhe Llapit me pesë gola të shënuara

Sot është zhvilluar njëra nga ndeshjet e gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, derbi mes Prishtinës dhe Llapit.


Në kuadër të ndeshjes së parë, Llapi ka mposhtur Prishtinën si mysafirë, ku pas 90’ minutave lojë rezultati është 3:2 në favor të “Legjendave”.

Rezultatin i pari e zhbllokoi ish-sulmuesi i Prishtinës Ahmed Januzi, i cili shënoi në minutën e 6’. Pjesa e parë përfundoi me rezultat minimal 1:0 në favor të Llapit.

Pjesën e dytë Llapi e nisi furishëm, ku në minutën e 57’ ishte përsëri 32 vjeçari Januzi që shënoi për 2:0. Llapjanët nuk u ndalën me kaq, pasi që përsëri shënuan gol në minutën e 63’, ku Shabani ishte realizator për 3:0.

Dukej se ndeshja do të përfundonte 3:0 në të mirë të Llapit, por 2’ minuta pas golit të tretë të Llapit, Prapashtica shënoi për 3:1. Drama vazhdoi deri në minutën e 90’ ku Pefqeli arriti që ta ngushtojë rezultatin në 3:2.

Ky rezultat lë çdo gjë të hapur sa i përket finalistit i cili do të përcaktohet në ndeshjen e dytë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë