Loading…

​Mbyllet saga, PDK fiton Komunën e Hanit të Elezit

  • 29/10/2021 | 16:01

​Mbyllet saga, PDK fiton Komunën e Hanit të Elezit

Për të dytën herë Gjykata Supreme ka refuzuar si të pabazuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, Refki Suma. Rrjedhimisht, në Han të Elezit nuk do të ketë rivotim dhe kandidati nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mehmet Ballazi do të jetë i pari i kësaj komune në katër vitet e ardhshme.


“Kolegji i Gjykatës Supreme ka refuzuar si të pabazuara, ankesat e kandidatit të pavarur Rufki Suma, për Kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, dhe ankesën e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës, të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa Anr.693-2/2021, të datës 27.10.2021”, thuhet në vendimin e Supremes.

Në aktgjykim thuhet se “Refuzohen të pabazuara ankesat e kandidatit të pavarur Rufki Suma, për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit dhe ankesa e Subjektit politik, Partia Demokratike e Kosovës, të paraqitura kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa Anr.693-2/2021, të datës 27.10.2021”.

Kujtojmë që më 17 tetor u mbajtën zgjedhjet lokale në Kosovë, ku pas rezultateve të para, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa mori vendim që Hani i Elezit të shkojë në rivotim, vendim për të cilin PDK bëri ankesë në Gjykatën Supreme.

Pas ankesës që bëri PDK, Supremja vendosi që në Han të Elezit të mos ketë rivotim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë