Loading…

​Milani gjunjëzohet para Interit, lufta për titull në duart e zikaltërve

  • 21/02/2021 | 17:02

​Milani gjunjëzohet para Interit, lufta për titull në duart e zikaltërve

Ka përfunduar me fitoren e thellë të Interit prej 3-0 kundër Milanit derbi i njohur si “Madoninna” i zhvilluar të dielën në “San Siro”.


“Nëroazzurrët” treguan një lojë bindëse duke ndaj “Rossonerëve” dhe në fund siguruan tre pikë shumë të rëndësishme në rrugën drejt titullit, përcjell KosovaPress.

Lautaro Martinez e kaloi Interin në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë dhe ky ishte njëherit edhe rezultati i 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë skuadra e Antonio Contes realizoi edhe dy herë. Së pari Martinez regjistroi golin e dytë personal dhe më pastaj edhe Romelu Lukaku i cili realizoi një gol të bukur në minutën e 66’ për të vulosur fitoren e Interit.

Këto tre pikë e çojnë Interin në kuotën e 53 pikëve, katër më shumë se Milani që pozicionohet në vendin e dytë me 49 pikë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë