Loading…

​Ministria e Shëndetësisë themelon Bordin Qendror për shkollim specialistik

  • 07/07/2020 | 17:23

​Ministria e Shëndetësisë themelon Bordin Qendror për shkollim specialistik

Ministria e Shëndetësisë ka themeluar Bordin Qendror për shkollim specialistik, i cili do të ketë mandat 3 vjeçar, këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, transmeton Gazeta Metro.


Zemaj ka thënë se zgjidhja e problemit të specializantëve është ndër prioritetet e tij si ministër.

Zemaj përmes një statusi në Facebook ka thënë se me seriozitetin më të madh do të trajtojë kërkesat e mjekëve, infermierëve e profesionistëve shëndetësorë që këta të mos e braktisin Kosovën.

Ky është statusi i tij i plotë:

Sot themeluam Bordin Qendror për shkollim specialistik, me mandat 3 vjeçar, i cili do t’i përgjigjet Ministrit të Shëndetësisë.

Qindra mjekë të diplomuar prej vitesh e kanë pritur këtë vendim që t’u mundësohet të ndjekin shkollimin e mëtejmë specialistik në fushën e mjekësisë.

Që nga dita e parë si ministër e kam prioritet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë problemi i specializantëve, që për vite të tëra nuk janë angazhuar në profesionin për të cilin kanë përfunduar studimet universitare dhe tash u duhet të ndjekin specializimet në fushat e preferuara të tyre.

Do t’i trajtoj me seriozitet të madh kërkesat e mjekëve, infermierëve e profesionistëve shëndetësorë që këta të mos e braktisin Kosovën.

Këta janë pasuria jonë më e shtrenjtë, të cilët vendi ynë nuk duhet t’i eksportojë jashtë.

Ta parandalojmë ikjen e trurit!

Ta zhvillojmë Kosovën!./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë