Loading…

​Mustafa kujton ish-presidentin Rugova: Vetëm me përkrahjen e SHBA’së Kosova mund dhe do të bëhet shtet

  • 02/12/2021 | 09:57

​Mustafa kujton ish-presidentin Rugova: Vetëm me përkrahjen e SHBA’së Kosova mund dhe do të bëhet shtet

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka kutjuar ditëlindjen e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, për të cilin thotë se ai ishte udhëheqës unik i Kosovës e me vizion të hapur, shkruan Gazeta Metro.


Me anë të një shkrimi në Facebook, Mustafa ka thënë se Rugova ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) për çka citoi edhe atë se “vetëm me përkrahjen e ShBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet”. Profestizim ky për të cilin Mustafa thekson se vlen edhe për ditët e sotme.

“Në Ditëlindjen e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova, kujtoj udhëheqësin unik të Kosovës me vizion të hapur. Rugova kishte besim në njerëzit; ai më shumë se çdokush tjetër e njihte mentalitetin, filozofinë, traditën dhe kërkesat e tyre. Ishte prijës që kishte besim të pakufi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me bindje të fuqishme, profetike, përsëriste se vetëm me përkrahjen e SHBA-së Kosova mund dhe do të bëhet shtet. Profetizmi i tij vlen po aq edhe për ditët e sotme! IM”, ka shkruar Mustafa.

Ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cërcë të Istogut dhe sot është ditëlindja e tij e 77’të.

Më poshtë postimi i Isa Mustafës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë