Loading…

​Ndalohen edhe tre persona në rastin e kontratës së lidhur në mes Telekomit dhe “Zone Mobile”

  • 04/06/2021 | 19:38

​Ndalohen edhe tre persona në rastin e kontratës së lidhur në mes Telekomit dhe “Zone Mobile”

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe tre persona në rastin e kontratës së lidhur në mes Telekomit të Kosovës dhe “Zone Mobile”. Po ashtu ka konfiskuar dokumente të ndryshme dhe mallra në vlerë rreth 30 mijë euro.


Të dyshuarit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente.

Ky është njoftimi i plotë i Prokurorit të Shtetit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti i Krimeve të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në vazhdën e ndërmarrjes së veprimeve hetimore në rastin e kontratës të lidhur në mes të Telekomit të Kosovës dhe Operatorit Ekonomik “Zone Mobile” L.L.C, në vlerë rreth 450,000.00 € (katërqind e pesëdhjetë mijë euro), ku muajin e kaluar janë arrestuar katër (4) persona, ka vazhduar aksionin me urdhër të Prokurorit të Shtetit, në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës dhe Drejtorinë e Hetimeve kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit. Gjatë këtij aksioni janë kryer kontrollet e shtëpive dhe lokaleve në komunën e Prishtinës, Pejës dhe Prizrenit, ku janë konfiskuar dokumente të ndryshme dhe mallra në vlerë rreth 30,000 € (tridhjetë mijë euro), si dhe janë arrestuar tre (3) persona të dyshuar.

Personi me inicialet F.A., nga Prishtina, pronar i Operatorit Ekonomik “Zone Mobile” L.L.C, dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, nga neni 415 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, i dyshuari A.P., nga Peja, pronar i kompanisë “Kompex” me seli në Pejë, dyshohet se ka kryer veprat penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”, nga neni 308 dhe “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së dhe i dyshuari G.H., nga Prizreni, pronar i kompanisë “Versacop” SH.P.K, me seli në Pejë, dyshohet se ka kryer veprat penale “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”, nga neni 308 dhe “Shmangia nga tatimi”, nga neni 307 të KPRK-së.

Të dyshuarit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ndaj të njëjtëve brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente. /gazetametro.net 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë