Loading…

​Ndëshkohen 22 shoferë me nga 150 euro për gara të kundërligjshme në Skenderaj

  • 19/09/2023 | 17:38

​Ndëshkohen 22 shoferë me nga 150 euro për gara të kundërligjshme në Skenderaj

Policia e Kosovës mbrëmë ka ndëshkuar 22 shoferë me nga 150 euro për kundërvajtje në trafikun rrugor në Skenderaj.


Sipas policisë, kundërvajtësit janë hasë në aksin rrugor në rrugën rajonale Skenderaj- Drenas, zona e fshatit Marinë, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor po bënin gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.

“Ndaj kundërvajtësve (22) shoferëve u janë shqiptuar gjoba prej 150 euro, si dhe nga një (1) pikë negative”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë