Loading…

​Nuk e lejuan të largohej, Mbappe tregon se si do të sillet këtë sezon me PSG’në

  • 05/10/2021 | 20:01

​Nuk e lejuan të largohej, Mbappe tregon se si do të sillet këtë sezon me PSG’në

Ajo se çfarë ndodhi ndërmjet Paris-Saint-Germain dhe sulmuesit Kylian Mbappe tashmë ka dalë në drite pasi është vet lojtari që po i zbulon prapaskenat.

Me ardhjen e Lionel Messit në “Parkun e Princave” nga Barcelona, u raportua në atë kohë se Mbappe po e kërkonte me ngulm largimin dhe se synimi i tij ishte që të transferohej në Real Madridi, përcjellë KosovaPress.

Duke folur për mediat franceze, Mbappe ka bërë të ditur se ishte e vërtetë që kërkoi nga drejtuesit e PSG-së që të largohej nga klubi, por kjo nuk iu aprovua.

Por tani, Mbappe gjithashtu ka bërë të ditur se kjo situatë e krijuar nuk do të ketë paska ndikim në performacat e tij gjatë këtij sezoni me skuadrën franceze pasi ai ka shumë respekt për PSG-në dhe mbi të gjitha e dashuron shumë futbollin.

“Këtë sezon nuk do të shihni kurrë sjellje nga unë të llojit “Ju nuk më latë të largohem dhe unë do ta marr shtruar situatën”. E dua shumë futbollin dhe kam shumë respekt për PSG-në, dhe për veten time dhe këtë do ta bëjë gjithmonë qoftë edhe ndeshja e fundit.”, ka thënë Mbappe për L’Equipe.

Gjatë verës u raportua se Reali ofroi deri në 200 milionë euro për shërbimit e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë