Loading…

​OAK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

  • 13/01/2021 | 15:30

​OAK nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

Në vazhdën e nënshkrimeve të marrëveshjeve të bashkëpunimit me fakultetet të cilat qëndrojnë nën ombrellën e Universitetit të Prishtinës, një të tillë Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) e ka nënshkruar sot edhe me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike (FIM).


Në një komunikatë për media thuhet se me qëllim të rritjes së bashkëpunimit, ofrimit të këshillave profesionale në fushën e inxhinierisë mekanike për bizneset anëtare të OAK-ut, angazhimit të studentëve të FIM në praktika profesionale pranë këtyre bizneseve, në pajtim me programet e studimeve, këmbimit të përvojave dhe informatave profesionale nga fusha e interesit të përbashkët, bashkëpunimit edhe në fusha tjera, krahas fushave dhe veprimtarive që ushtrojnë të dyja subjektet u finalizua kjo marrëveshje bashkëpunimi në mes palëve.

OAK dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike përmes këtij memorandumi të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, pajtohen që të krijojnë partneritet me qëllim të shkëmbimit dhe ofrimit të këshillave profesionale për bizneset në fushën e inxhinierisë mekanike.

Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi me rastin e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit theksoi faktin se tregu i punës ka nevojë për kuadro cilësore, duke veçuar se kurrikulat dhe plan-programet mësimore janë në shpërputhje me nevojat e tregut të punës.

Ndërsa dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Ahmet Shala falënderoi Odën e Afarizmit të Kosovës për këtë bashkëpunim duke potencuar se janë për profilizimin e fakulteteve.

OAK ritheksoi se këto bashkëpunime do të implementohen në praktikë duke krijuar lehtësira për studentët, që krahas pjesës teorike që do ta mësojnë në universitet, do të kenë mundësinë që ta përvetësojnë edhe pjesën praktike.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë