Loading…

​Odat ekonomike kërkojnë veprim urgjent të Kuvendit për masat në mbështetje të biznesit

  • 23/06/2020 | 14:46

​Odat ekonomike kërkojnë veprim urgjent të Kuvendit për masat në mbështetje të biznesit

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë shprehur shqetësimin e tyre se vonesa në implementimin e masave nga pakoja emergjente fiskale do të vonojë mbështetjen për shumë ndërmarrje dhe rikuperimin ekonomik të vendit.


Në një komunikatë për media thuhet se asnjë nga masat në mbështetje të bizneseve nga pakoja emergjente fiskale nuk janë zbatuar deri në fund, për shkak të rishikimit buxhetor për vitin 2020, pa të cilin nuk mund të fillojë as zbatimi i masave të pakos së rimëkëmbjes ekonomike,

OEK dhe OEAK me këtë rast kërkojnë një veprim urgjent të Kuvendit të Kosovës për rishikimin buxhetor dhe aprovimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për financimin e masave të parapara për rimëkëmbje ekonomike pas pandemisë COVID-19.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot ka dështuar të ratifikojë pesë marrëveshje ndërkombëtare në mungesë të kuorumit. Këto marrëveshje pritet të rishikohen serish në ndonjërën nga seancat e ardhshme.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë