Loading…

​OKB: Ekonomia globale tkurret 3.2 për qind më 2020

  • 13/05/2020 | 20:21

​OKB: Ekonomia globale tkurret 3.2 për qind më 2020

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) parashikojnë që ekonomia globale do të tkurret 3.2 për qind këtë vit për shkak të Covid-19.

Në raportin e publikuar sot në lidhje me gjendjen ekonomike botërore dhe prospektet për gjysmën e dytë 2020, thuhet se ekonomia globale do të shfaqë një tkurrje të mprehtë 3.2 për qind këtë vit, e nxitur nga shpërthimi i Covid-19.

Duke theksuar se tkurrja në ekonomi do të jetë më e madhja që nga Depresioni i Madh në vitet 1930, në raport thuhet se ekonomia globale pritet të humbasë rreth 8.5 trilionë dollarë në vitin 2020 dhe 2021, për shkak të epidemisë dhe fitimet e fundit katërvjeçare do të zhduken.

Raporti parashikon që ekonomitë e zhvilluara do të tkurren me 5 për qind këtë vit dhe 3.4 për qind më 2021.

Po ashtu thuhet se ka një rënie të mprehtë të kërkesës globale dhe zinxhiri i furnizimit u përkeqësua, dhe se tregtia ndërkombëtare do të kontraktohej me rreth 15 për qind këtë vit.

Covid-19 gjithashtu rriti varfërinë dhe pabarazinë e të ardhurave, dhe kjo epidemi ka të ngjarë të bëjë që 34.3 milionë njerëz të bien nën kufirin e “varfërisë ekstreme” këtë vit dhe 56 për qind e rritjes së varfërisë do ndodhin në vendet afrikane, përfundon raporti.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë