Loading…

​Pallaska për rastin Thaçi dhe të tjerët: Si ka kuptim që edhe pas 1 viti të vazhdojnë hetimet

  • 05/11/2021 | 22:41

​Pallaska për rastin Thaçi dhe të tjerët: Si ka kuptim që edhe pas 1 viti të vazhdojnë hetimet

Njëri ndër avokatët mbrojtës e ish-presidentit Hashim Thaçi, Dastid Pallaska, ka thënë se është e pabesueshme se edhe pas një viti ende Gjykata Speciale vazhdon hetimet, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.


Në një intervistë ne RTV Dukagjin, Pallaska ka akuzuar Gjykatën Speciale për joprofesionalizëm.

“Është e pabesueshme që është bërë 1 vit dhe ende jemi në pikën fillestare, e cila u shoqërua me parregullsi të pashembullta do të thosha edhe për standardet e Kosovës e aq më pak për standardet ndërkombëtare dhe ende nuk e kemi të qartë tërësisht aktakuzën me të cilën ballafaqohet z. Thaçi dhe të tjerët. Po ashtu me një prokurori e cila ende vazhdon hetimet që do të thotë se ende nuk është e bindur as vet”, tha ai.

Pallaska po ashtu edhe arrestimin dhe paraburgimin ish-presidentit Thaçi dhe të tjerëve e sheh të parakohshëm.

“Arrestimi ka qenë i parakohshëm, ashtu siç ka qenë edhe publikimi i aktakuzës, pasi nuk kishte përfunduar hetimi. Si ka kuptim që edhe pas 1 viti të vazhdojnë hetimet. Të gjithë e din se aktakuza vjen si rezultat i hetimeve, ndërsa gjatë procesit të gjykimit e mbron atë aktakuzë”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë