Loading…

​Pas shumë muajsh asnjë i vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

  • 24/09/2020 | 18:12

​Pas shumë muajsh asnjë i vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Sot nuk ka pasur asnjë humbje jete në Shqipëri nga pandemia COVID-19, pas shumë muajsh, ndërsa janë prekur 134 persona.


Në 24 orët e fundit janë kryer 852 testime ku 100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në 7.239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është: 61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë, nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Që nga shpërthimi i pandemisë në Shqipëri me koronavirus janë prekur 12.921 persona, prej tyre 7.239 janë të shëruar, 5.312 janë raste ende aktive dhe betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 370 persona.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë