Loading…

​PDK vazhdon konstituimin në diasporë

  • 17/01/2021 | 10:57

​PDK vazhdon konstituimin në diasporë

Dje në një takim virtual të zhvilluar mes veprimtarëve dhe aktivistëve politikë të PDK-së në shtetet e Beneluksit dhe departamentit për diasporë në PDK, u formua shtabi zgjedhor i PDK-së për këto shtete.


Drejtori i departamentit për diasporë në PDK, Elmi Reçica në këtë takim ka theksuar përsëri se përmes pakos së PDK-së për diasporën do të rikthehet vëmendja politike dhe institucionale për bashkatdhetarët tanë.

“Arsyeja e rikthimit të PDK-së në diasporë është përcjellja e së vërtetës për Kosovën, e vërtetë kjo e cila është deformuar qëllimshëm” ka thënë Reçica.

Drejtues të degës dhe shtabit zgjedhor të PDK-së në shtetet e Beneluksit u zgjodhën Liridon Thaçi, Bedri Podrimqaku dhe Bekim Syla.

Njëri ndër udhëheqësit e këtij shtabi, Liridon Thaçi duke u zotuar për angazhim maksimal për mobilizimin e elektoratit të PDK-së në diasporë ka njoftuar Departamentin për Diasporë për organizimin strukturor të PDK-së në të gjitha shtetet e Beneluksit.

Po ashtu, dje në Bazel të Zvicrës është riaktivizuar nëndega e PDK-së për Bazel dhe Bazeland, Sant Lui të Francës dhe zonën kufitare gjermane me qytetet Lôrach, Weil am Rejn e Rejnfelden.

Kryetar i kësaj nëndege u zgjodh është zgjedhur Qemajl Rexhepi, ndërsa kryetar i shtabit zgjedhor Xhavit Bajraktari.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë