Loading…

​Përfundon çerekfinalja, Ylli fiton ndaj KB Bashkimin

  • 03/02/2021 | 21:06

​Përfundon çerekfinalja, Ylli fiton ndaj KB Bashkimin

Golden Eagle Ylli ka mundur Bashkimin 74: 60 (21:10, 19:14, 18:11, 16:25), për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll.

Ylli e nisi ndeshjen për mrekulli, duke dominuar në mbrojtje dhe në sulm, derisa çerekun e parë e fiton 21:10. Lojë paksa më e baraspeshuar u zhvillua në periudhën e dytë, por megjithatë, therandasit ngritën edhe më shumë epërsinë, duke përfunduar pjesën e parë me shifrat 40:24.

Skuadra therandase nuk u ndal as në periodën e tretë, ku arriti epërsi deri në 23 pikë, aq sa përfundoi perioda e tretë 58:35. 10 minutat e fundit ishin formal dhe Ylli triumfon 74:60.

Golden Eagle Ylli në gjysmëfinale do të përballet me Rahovecin, në përballjen që zhvillohet të premten.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë