Loading…

​Plepolli pas humbjes së Kosovës: Ka humbur motivi i lojtarëve, ky është lloji i trajnerit që na duhet

  • 10/11/2021 | 23:14

​Plepolli pas humbjes së Kosovës: Ka humbur motivi i lojtarëve, ky është lloji i trajnerit që na duhet

Mungesa e rezultateve në ndeshjet e fundit, e sidomos humbja në miqësoren ndaj Jordanisë të cilën Kosova e humbi me rezultat 2-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka ngjallur reagime të shumta të gjithë njohësve të futbollit vendor duke përfshirë trajnerë dhe analistë të shumtë.

Si jo të mirë dhe me shumë probleme situatën brenda e Kombëtares së Kosovës e ka cilësuar edhe trajneri dhe analisti Arsim Plepolli.

Për KosovaPress, Plepolli ka thënë se vendimi i FFK-së për t’ia besuar kombëtaren një trajneri të përkohshëm siç është Grimoz Ghila ka qenë i drejtë sepse trajneri i ri që do të emërohet në vend të Bernard Challandes duhet të zgjidhet me shumë kujdes.

“Mendoj se FFK ka bërë mirë kur ka vendosur që për këto dy ndeshje kombëtarja të drejtohet nga një trajner i përkohshëm sepse selektori i ri duhet të zgjidhet me shumë kujdes. Natyrisht se trajneri aktual ka vendosur që ndaj Jordanisë të aplikojë një skemë të re për të parë paraqitjen e ekipit, por nuk ka funksionuar. Unë shoh që në ndeshjet miqësore lojtarët duke disi më të rezervuar por kjo nuk duhet të ndodhë tek lojtarët që janë profesionistë.”, ka thënë Plepolli.

Në lidhje me atë se çfarë lloji i trajneri i duhet Kosovës, Plepolli deklaroi për KosovaPress se nevojiet një trajner që ka autoritet dhe kërkon angazhim maksimal nga lojtarët.

“Na nevojitet një trajner që ka autoritet të madh. Bernard Challandes u shkarkua pikërisht për shkak se e kishte humbur kontrollin mbi skuadrën dhe rrjedhimisht edhe munguan rezultatet. Jam i bindur se FFK dhe kryetari i saj Agim Ademi do ta bëjnë zgjedhjen e duhur për trajnerin e ri në kohën e duhur.”, tha në fund Plepolli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë