Loading…

​Prishtina është kampioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll

  • 16/05/2021 | 17:01

​Prishtina është kampioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll

Me fitoren ndaj Gjilanit me rezultat 2-1, Prishtina edhe zyrtarisht është shpallur kampion i Superligës së Kosovës së futboll.


Dy golat e realizuara nga Mici dhe Abazi ia siguruan tre pikë të reja Prishtinës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 35-të, përcjell KosovaPress.

Kështu me edhe një ndeshje që ka mbetur për t’u zhvilluar, Prishtina e ka fituar luftën e ashpër më Ballkanin dhe Dritën për titullin kampion.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës ka 78 pikë ne vendin e parë, pesë më shumë se Drita në vendin e dytë.

Ky titull vjen tek Prishtina pas tetë viteve pritjeje.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë