Loading…

​Programi për Reforma në Ekonomi eliminon barrierat për hapje të vendeve të punës

  • 04/08/2020 | 15:30

​Programi për Reforma në Ekonomi eliminon barrierat për hapje të vendeve të punës

Programi për Reforma në Ekonomi 2021-23 synon performancën për transformimin e ekonomisë dhe identifikohen pengesat për rritje ekonomike dhe për hapje të vendeve të reja të punës.


Kështu ka deklaruar ministrja e Financave Hykmete Bajrami në takimin e sotëm konsultativ për procesin e hartimit të Programit për Reforma në Ekonomi 2021-23.

Në cilësinë e koordinatores nacionale për hartimin e këtij dokumenti, ministrja Bajrami tha se programi adreson qartë edhe orientimin e buxhetit dhe ekonomisë.

“Përmes këtij Programi ne identifikojmë mundësitë reale për veprim përmes analizës makro-ekonomike duke u fokusuar në veprime konkrete të masave që vlerësohen në baza vjetore. Gjithashtu përmes këtij programi në kemi një rrugë të qartë se ku duhet orientuar buxheti dhe politikat rregullative për të adresuar pengesat e rritjes së ekonomisë”, theksoi Bajrami.

Ajo ka shtuar po ashtu se dialogu ekonomik dhe financiar ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, i cili duke u bazuar në programin për reforma në ekonomi ka nxjerrë dy dokumente bazë.

Dokumenti i parë është vlerësimi i Komisionit Evropian për programin për reforma në ekonomi dhe konkluzionet e përbashkëta të miratuara në kuadër të takimit ministror të datës 19 maj 2020.

“Të dy këto dokumente kanë vlerësuar gjendjen reale të ekonomisë sonë, por edhe kanë prezantuar sfidat kryesore. Adresimi i të cilave do të eliminonte disa barriera kyçe për rritje ekonomike dhe hapje të reja të vendeve të punës. Ndryshe, nga vitet e tjera kryefjala në këto dy dokumente është rimëkëmbja ekonomike pas krizës së shkaktuar nga situata pandemike Covid-19”, tha ajo.

Ajo ka folur për rishikimin e buxhetit dhe rënien e të hyrave buxhetore deri në 10 përqind në këtë vit si pasojë e pandemisë.

Takimi pas fjalimit të ministres Bajrami është mbyllur për media. Teksa në takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, ministri i Ekonomisë Blerim Kuqi, ai i Infrastrukturës Arban Abrashi dhe ministri i MTI Vesel Krasniqi./KP

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë