Loading…

​Promovohet Strategjia për zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë

  • 27/02/2017 | 12:49

​Promovohet Strategjia për zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e Ministrisë së Punëve të Brendshme, promovoi Strategjinë dhe Planin e Veprimit 2016 – 2020, për zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë, ku u tha se Strategjia synon të forcojë edhe më tutje bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar.

Me këtë rast, ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni tha se kjo Strategji përmbledhë për herë të parë në një dokument të gjitha fushat të cilat lidhen me zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive tjera.

“Strategjia për zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë, është hartuar në harmoni me standardet dhe politikat e Bashkimit Evropian dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për zvogëlimin e rreziqeve nga fatkeqësitë dhe ngrohja globale. Në këtë drejtim, Strategjia synon të forcojë edhe më tutje bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar”, tha ministri Hyseni.

Ministri Hyseni siguroi mbështetje dhe përkrahje në zbatimin e kësaj Strategjie dhe inkurajoi edhe udhëheqësit tjerë të lartë të ofrojnë përkrahje të qëndrueshme duke qenë se zvogëlimi i rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive tjera ndikon drejtpërdrejtë në qëndrueshmërinë ekonomike, sociale si dhe forcimin rendit dhe sigurisë publike.

Në fund ministri Hyseni vuri në dukje se Strategjia për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë fokusohet në përmbushjen e katër objektivave strategjike:

Integrimi i zvogëlimit të rrezikut në politika dhe plane zhvillimore, si dhe mbikëqyrja;

Fuqizimi i kapaciteteve për menaxhimin e rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera;

Krijimi i komuniteteve të sigurta dhe të qëndrueshme nga fatkeqësitë;

Vetëdijesimi dhe nxitja e institucioneve dhe subjekteve për rreziqet nga Fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

Në këtë konferencë folën edhe Valbona Bogujevci, koordinatore e programit të UNDP-së në Kosovë dhe Willy Eyer, përfaqësues nga Platforma Kombëtare për Rreziqe Natyrore (PLANAT).

Si pjesë përbërëse e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocim, si dhe Planit vjetor të dokumenteve strategjike për vitin 2016, kjo Strategji ka për qëllim zvogëlimin e rreziqeve ekzistuese dhe parandalimin e rreziqeve të reja, fuqizimin e qëndrueshmërisë, duke përfshirë përgjegjësinë primare të shtetit për të parandaluar dhe zvogëluar rrezikun nga fatkeqësitë, angazhimin e tërë shoqërisë dhe institucioneve shtetërore./kp

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë