Loading…

​Protestuesit brohorasin kundër qeverisë së re

  • 03/06/2020 | 12:10

​Protestuesit brohorasin kundër qeverisë së re

Derisa brenda Kuvendit të Kosovës po mbahet seanca për votimin e qeverisë së re, dhjetëra protestues po vazhdojnë të qëndrojnë para objektit të Kuvendit, duke brohoritur “Duam zgjedhje”, “Hajnat në Burg”, “Me hajna nuk mbahet shteti, “Isa Hasha Esat Pasha”, “Pa drejtësi nuk ka qetësi”.


Me fillimin e seancës për votimin e Qeverisë Hoti, turma e protestuesve u bë edhe më e zëshme.

Kujtojmë që Hoti para deputetëve tha se Qeveria e re nuk do të jetë populiste e ideologjike, si ajo e drejtuar nga Albin Kurti, shkruan Gazeta Metro.

Hoti ka thënë se pranimi i kësaj detyre nuk ka qenë i lehtë, por se është i nevojshëm për të mbrojtur qytetarët e Kosovës.

“Kur e kemi pranuar këtë sfidë jo të lehtë, por pa alternativë, jemi nisur nga nevoja për të mbrojtur liritë qytetare.

Jemi nisur nga interesi shoqëror, jemi nisur nga nevoja që kanë qytetarët e Kosovës për siguri në jetën e tyre e jo konfrontimet institucionale. “, tha ai, raporton Gazeta Metro.

Hoti tutje i ka dërguar një mesazh Kurti dhe partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, ku e quajti qeverisjen e tij popliste dhe ideologjike.

“Vendit i duhet një qeveri që i shërben, e jo anasjelltat. Çdo përpjekje populiste e ideologjike do të dëmtonte konsensusin të vendosur më 17 shkurt 2008.”, tha Hoti./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë