Loading…

​PSD dorëzon peticionin në Kuvend për faljen e gjobave në pandemi

  • 17/06/2021 | 13:32

​PSD dorëzon peticionin në Kuvend për faljen e gjobave në pandemi

Partia Socialdemokrate (PSD) ka dorëzuar peticionin me nënshkrimet e qytetarëve për faljen e gjobave gjatë pandemisë COVID-19.


Anëtari i kësaj partie, Nol Nushi ka thënë se gjatë 20 ditëve të fundit kanë mbledhur mbi 11 mijë nënshkrime, ndërkohë që janë vendosur në gjashtë folder.

“Shumica e këtyre masave nuk janë menaxhuar mirë, shpesh edhe të pa logjikshme. Një rol të madh në shtytjen tonë ka pasur fushata. Ata nuk kanë respektuar asnjë masë. Rreth 200 mijë dënime janë shpërndarë. Nuk kemi vaksina. Niveli i vaksinimit është nën pesë për qind”, ka thënë Nushi.

Nushi tha se pret që kjo çështje të hyjë në rend dite në Kuvendin e Kosovës në mënyrë urgjente.

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë