Loading…

​Rama prezanton projektin e radhës, fton qytetarët e profesionistët që t’i bashkohen për Prishtinës

  • 08/11/2021 | 14:22

​Rama prezanton projektin e radhës, fton qytetarët e profesionistët që t’i bashkohen për Prishtinës

Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama ka shpalosur sot planin për ndërlidhjen e lagjeve Dardania me Kalabrinë, pjesë e projektit “7 minuta qytet”. Ndërkohë që u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë aftësi menaxhimi t’i bashkohen për të punuar së bashku për Prishtinën.


Rama në një konferencë për medie ka folur edhe rreth koalicioneve për cka tha se janë të hapur për të gjithë qytetarët pavarësisht subjektit që e mbështesin dhe për profesionistët që duan të punojnë për Prishtinën, në mënyrë që të bëjnë ndryshimin e madh në kryeqytet.

“Jam i hapur që nëse dikush mendon që mundet të ndihmojë këtë çështje, të na bashkëngjitet në këtë pjesë. Po ashtu, kam ftuar publikisht që nëse kanë pjesëtarë profesionistë, të cilët kanë aftësi menaxhimi, kanë aftësi që të menaxhojnë drejtori të ndryshme, atëherë të na i prezantojnë ata, sepse ideja është që të bëhemi së bashku, ta krijojmë një ekip profesionist të njerëzve, me të cilët do ta bëjmë ndryshimin e madh që i duhet Prishtinës[…] Jemi të hapur në çfarëdo kohe”, u shpreh ai.

Për projektin i cili do të ndërlidhë lagjen e Kalabrisë me qendrën e qytetit, Rama tha se do të zgjidhë problemet që aktualisht kanë qytetarët e kësaj zone. Ai premtoi ndriçim publik, rigjenerim të pjesës së Kurrizit, adresim të grumbullimit të mbeturinave dhe trajtim dhe strehim për qentë endacakë.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës deklaroi se ky projekt parashihet të kryhet për 2 vjet, dhe se arrin vlerën prej 15 milionë euro.

“Kalabria është e ndarë nga qendra e qytetit në mungesë të një ndërlidhjeje të lehtë e të sigurt, e këtë do ta zgjidhimin me intervenimin tonë infrastrukturor ku mundësojmë nënkalimin për vetura dhe krijojmë parkun urban, me sipërfaqe ku aktualisht është rrugë kryesore. Kështu, e gjithë sipërfaqja përmbi nënkalimin e veturave transformohet në park urban, me mundësi të lëvizjes vetëm për këmbësorët, për personat me aftësi të kufizuara, për biçikleta dhe trotinetë, me çka shkurtohet dhe lehtësohet qasja e banorëve të Kalabrisë me Dardaninë dhe qendrën, por edhe i shtohet kryeqytetit një park urban[…]Kjo ndërhyrje na jep mundësinë që të zhvillojmë edhe një shirit të Zonës komerciale me dyqane, gjë që na mundësin që projektin ta financojmë me investime të partneritetit publiko-privat. Kohëzgjatja e projektit do të jetë dy vite dhe kostoja e projektit do të kushtojë 15 milionë euro”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë