Loading…

​Ramadani siguron qytetarët: Testet që i pranoi Qeveria Kurti nga Serbia nuk janë përdorur

  • 11/08/2020 | 16:37

​Ramadani siguron qytetarët: Testet që i pranoi Qeveria Kurti nga Serbia nuk janë përdorur

1 mijë teste donacion nga Serbia për COVID-19 i pranoi ish-kryeministri Albin Kurti dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, veprim ky që u quajt nga analistët dhe partitë opozitare si diçka skandaloze, shkruan Gazeta Metro.


Pranimi i donacionit të 1 mijë testeve nga Qeveria Kurti para disa muajsh e bëri Serbinë që të tregohet si humane në arenën ndërkombëtare, duke e ditur se çfarë shteti është në raport me Kosovën tash e disa vite.

Por, këto teste për fat të mirë nuk janë përdorur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për të bërë teste ndaj qytetarëve.

Drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani njoftoi se testet e ardhura nga Serbia ende janë të papërdorura.

“Testet e ardhura nga Serbia janë të papërdorura…32’11Për rolin e marrjes së testeve ne jemi institucion i ministrisë së Shëndetësisë dhe ne çka thotë ministria bëjmë. Pra, testet kanë ardhur atje në laboratorin e mikrobiologjisë as nuk i kam parë kur kanë ardhur as ku janë vetëm atë që e thash që janë dhe nuk janë përdorur e di ajo më përket mua si menaxher. Testet kanë ardhur në laboratorin e mikrobiologjisë dhe janë pranuar nga shefi i laboratorit”, tha Ramadani teksa është intervistuar nga anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e COVID-19.

Ramadani theksoi po ashtu se  të gjithë qytetarët që kanë pasur simptoma të COVID-19 janë duke u testuar.//gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 28/09/2020 | 17:13
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë