Loading…

​Rënie e madhe e çmimit, Sancho drejt Manchester Unitedit

  • 05/06/2021 | 22:53

​Rënie e madhe e çmimit, Sancho drejt Manchester Unitedit

Manchester Unitedit thuhet se do t’i kushtojë 81.5 milionë funte transferimi i Jadon Sanchos nga Borussia Dortmundi.


Anësori 21-vjeçar nga Anglia para një viti vlerësohem me 108 milionë funte por skuadra gjermane ka shprehur gatishmëri për ta ulur çmimin në funksion të gjetjes së një marrëveshje me “Djajtë e Kuq”.

Gjithsesi edhe kjo do të ishte një marrëveshje rekorde për klubin nga “Old Trafford”, duke tejkaluar 80 milionë funtet që United i pagoi Leicesterit për Harry Maguire dy vjet më parë, përcjellë KosovaPress.

United tashmë, sipas “The Mirror”ka gjetur akordin me lojtarin, por Dortmundi po kërkon një shifër të madhe parash që të paguhet menjëherë, kurse anglezët duan që pagesën ta bëjnë në disa këste.

Klubi gjerman është i përgatitur të sakrifikojë Sanchon për të mbajtur në klub sensacionin 20-vjeçar Erling Haaland.

Pavarësisht kualifikimit për në Ligën e Kampionëve, Dortmundi duhet të sakrifikojë një nga xhevahirët e tyre më të çmuar për të kompensuar humbjet e mëdha financiare që kanë pësuar gjatë krizës së koronavirusit.

Ata po refuzojnë të heqin dorë nga çmimi i tyre prej 140 milionë për Haaland dhe kjo i ka hapur derën Sanchos për t’u larguar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë