Loading…

​Rënie ekonomike për 7.2 për qind, Ahmeti: Do të humbin 60 mijë vende pune

  • 12/11/2020 | 15:38

​Rënie ekonomike për 7.2 për qind, Ahmeti: Do të humbin 60 mijë vende pune

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas projeksioneve të Bankës Qendrore të Kosovës, përmes së cilave thuhet se ekonomia do të pësojë rënie deri në 7.2 %, shkruan Gazeta Metro.


I pari i Prishtinë, i cili është kritik i madh i masave të reja kundër Covid-19 ka thënë se duke u bazuar në këto projeksione do  të humbin 60 mijë vende pune.

“…Kjo i bjen 30-60 mije vende të punës. (Mund të jem i pasaktë në këtë përkthim). Ndihma ekonomike për bizneset – afër zeros! Masat paushall – afër maksimumit”, ka shkruar ndër të tjerash Ahmeti në Facebook.

Ky është reagimi i plotë:

Sipas Guvernatorit të BQK, rënia ekonomike sivjet do të jetë -7.2 përqind. Kjo i bjen 30-60 mije vende të punës. (Mund të jem i pasaktë në këtë përkthim).

Ndihma ekonomike për bizneset – afër zeros!

Masat paushall – afër maksimumit!

Krejt shtetet po pësojnë nga covidi dhe shumica e shteteve do të kenë humbje, por po ashtu shumica e shteteve kanë kaluar ndihmën në kuvendet e tyre dhe masat i kanë balancuar. Në Kosovë as 30 deputetë spo munden me u mbledh. Pikë e pesë.

Fjalët magjike: Kompromisi, ndihma ekonomike, rrjeti i sigurisë sociale Fjalët toksike: për inati, bojkoti, arroganca Rrogat ecin edhe që nuk mbledhen!/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë