Loading…

​Ronaldo mund të paraqitet kundër Barcelonës

  • 23/10/2020 | 23:09

​Ronaldo mund të paraqitet kundër Barcelonës

Cristiano Ronaldo mund të paraqitet ndaj Barcelonës me Juventusin në Ligën e Kampionëve edhe pse ka rezultuar pozitiv me Covid-19.


Pesë herë fituesi i Topit të Artë kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 sa ishte pjesë e Kombëtares së Portugalisë me 13 tetor dhe duhej ta bënte rikthimin e tij në futboll këtë vikend. Por është bërë e ditur të enjten që Ronaldo ka rezultuar pozitiv me Covid-19 për herë të dytë por kësaj radhe nuk ka treguar simptoma.

Raportohet se Juventusi ka informuar UEFA-n për gjendjen e tij dhe presin nga ai që të testohet përsëri 24 orë para përballjes me Barcelonën.

Nëse testi rezulton negativ atëherë Ronaldo do mund të kthehet në fushat e gjelbra me 28 tetor, ku Juventusi pret Barcelonën në “Allianz Stadium”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë