Loading…

​Sa janë të dëmshëm për shëndetin deodorantët me përmbajtje alumini?

  • 24/09/2020 | 20:07

​Sa janë të dëmshëm për shëndetin deodorantët me përmbajtje alumini?

Alumini në deodorant është një nga polemikat e pazgjidhura – ndërsa disa pretendojnë se është i dëmshëm, të tjerë pretendojnë se mund të përdoret pa pasoja.


Alumini është një përbërës shumë i zakonshëm në deodorantët pasi kontribuon në një ulje afatshkurtër të sekretimit të djersës. Ndërsa deodorant pa alumin maskon vetëm erën e djersës, alumini përkohësisht mbyll poret dhe parandalon sekretimin e djersës nga trupi.

Përveç kësaj, deodorantët me alumin pengojnë bakteret që shkaktojnë një erë të pakëndshme, duke minimizuar kështu erën e djersës.

Ka studime të ndryshme mbi ndikimin negativ të aluminit në shëndet. Rezultatet e një studimi të botuar në Journal of Inorganic Biochemistry sugjerojnë një lidhje të mundshme midis përdorimit të deodorantit antidjersë që përmbajnë alumin dhe zhvillimit të kancerit të gjirit.

Aktualisht ka mendime të ndryshme në lidhje me këto pasoja të mundshme të përdorimit të deodorantëve që përmbajnë alumin. Disa ekspertë në bashkësinë shkencore pretendojnë se alumini është i dëmshëm, ndërsa të tjerët i hedhin poshtë këto pretendime.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë