Loading…

​Shënon Lukaku, Ibra befason të gjithë me veprimin e tij

  • 21/02/2021 | 17:49

​Shënon Lukaku, Ibra befason të gjithë me veprimin e tij

Milani ka pësuar një humbje shumë të rëndë nga Interi në derbin kryesor të kësaj javë në Serie-A pasi është mposhtur si vendas me rezultat 3-0.


Kjo nuk ishte dita më e mirë për skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli pasi tashmë pas kësaj humbjeje ata mbeten katër pikë prapa Interit që kryeson renditjen tabelare.

As sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic i cili deri më tani shihej si lider i Milanit, në këtë sfidë nuk arriti që të tregojë më të mirën e tij.

Por, ajo që i ka befasuar më shumë tifozët e Milanit ishte veprimi i tij i papritur pas golit të tretë të Interit të cilin e shënoi Romelu Lukaku, lojtar ky më të cilin Ibra ishte përplasur edhe fizikisht në derbin e kaluar të Kupës së Italisë.

Pas golit të sulmuesit belg, Ibrahimovic është kapur nga kamerat duke duartrokitur për aksionin e finalizuar me gol nga numri nëntë i Interit.

Ja momenti:

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë