Loading…

​Shpërthen gypi, kjo pjesë e Prishtinës mbetet pa ujë

  • 30/05/2020 | 21:04

​Shpërthen gypi, kjo pjesë e Prishtinës mbetet pa ujë

Në orët e pasdites së sotme është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 100 mm në lagjen “Përroi i Njelmët” në Zonën Industriale, magjistralja Prishtinë – Fushë Kosovë.


Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit deri më tash ishin në vendngjarje për sanimin e tij, por që nuk kanë arritur të sanojnë problemin.

Ju njoftojmë se, për shkak të natyrës më të ndërlikuar të defektit, si pasojë e kabllove elektrike në afërsi të gypit dhe mosrrezikimit të jetës së punëtorëve, gjysma e sanimit ka mbetur të realizohet mëngjesin e ditës së nesërme. Me këtë rast, pa ujë të pijshëm janë: lagjja “Prroi i Njelmët” Zona Industriale (në afërsi të gypit të dëmtuar) deri te rrethi i lagjes “Arbëria” që lidhet me rrugën Prishtinë- Mitrovicë. Konsumatorëve u kërkojmë ndjesë dhe u premtojmë që me zbardhjen e ditës së nesërme, ekipet do të merren intensivisht me sanimin!

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë