Loading…

​Shqipëri-Kosovë, analizë dhe formacionet e mundshme

  • 11/11/2020 | 10:50

​Shqipëri-Kosovë, analizë dhe formacionet e mundshme

Sot përballen dy kombëtaret vëllazërore, respektivisht Shqipëria me Kosovën në një ndeshje miqësore, në stadiumin “Elbasan Arena” me fillim nga ora 16:00.


Kosova sot do të përballet në udhëtim me Shqipërinë, ku “Dardanët” hynë në këtë miqësore pa fituar asnjë nga tetë ndeshjet e fundit të tyre, ku kanë regjistruar gjithsej gjashtë humbje. Kjo është një ecuri shumë e keqe që nga forma e mirë e tyre gjatë viteve 2018 dhe 2019.

Shqipëria u përball muajin e kaluar në kuadër të Ligës së Kombeve ku e pa vetën të barazonte dy herë me rezultat 0:0, dhe kjo miqësore shihet si një mundësi shumë e mirë që t’i kthehen shijeve të fitoreve para ndeshjeve zyrtare kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë.

Tekniku i Shqipërisë Edoardo Reja, përmes një komunikate për media ka njoftuar se do të bëjë ca eksperimente me formacion, ku në këtë ndeshje pritet të hyjë me një skemë ndryshe nga ajo e cila e favorizon, një skemë 4-3-1-2 e cila do ta ndihmoj rreth seleksionimit për ndeshjet zyrtare kundër Bjellorusisë dhe Kazakistanit.

“Dardanët” kësaj radhe do të kenë të gatshëm sulmuesin Vedat Muriqi, ku spekulohet se do të përkrahet në repartin e sulmit nga treshja Zhegrova, Celina dhe Bernard Berisha. Skema e mundshme në këtë ndeshje për Kosovën pritet të jetë 4-2-3-1.

Formacionet e mundshme të dy kombëtareve mund ti gjeni më poshtë.

Shqipëria (4-3-1-2): Berisha; Doka, Ismajli, Çapele, Hoxhallari; Çokaj, Ramdani, Memushaj; Selahi; Uzuni, Balaj

Kosova (4-2-3-1): Ujkani; Vojvoda, Rrahmani, Dresheviç, Aliti; Shala, Kryeziu; Zhegrova, Celina, B.Berisha; Muriqi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë