Loading…

​Si para vrasjes së Oliver Ivanovicit, në Serbi po qarkullon një video e njëjtë edhe për Dragan Djilasin

  • 30/10/2021 | 17:38

​Si para vrasjes së Oliver Ivanovicit, në Serbi po qarkullon një video e njëjtë edhe për Dragan Djilasin

Një video po qarkullon në internet ku kritikon liderin e Partisë për Liri dhe Drejtësi, Dragan Djilas e cila në mënyrë të ngjashme kujton atë kushtuar politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq, pak para se të vritej.


Në videon e fundit që po qarkullon në rrjete sociale, Djilas, i cili dikur ishte kryetar i Komunës së Beogradit, po cilësohet si përgjegjës për politikën e ndjekur nga shteti gjatë asaj kohe.

Në listën e përgjegjësive që i vishen atij është se Serbia numrin e të papunëve kishte 25 për qind dhe se Kosova shpalli pavarësinë. Videoja në fund përfundon me mallkimin e Djilasit.

Ngjashmëria me videon e parë në të cilën vihet në shënjestër dikush nga jeta publike është e madhe. Bëhet fjalë për një video kundër Oliver Ivanoviqit.

“Çfarë personaliteti është Oliver Ivanoviq?”, ishte pyetja kryesore e videos, e cila u transmetua nga televizionet Pink dhe Most, pak para fillimit të fushatës zgjedhore në Kosovë dhe pasi Ivanoviq vendosi të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Videoja në të cilën Ivanoviqin e përshkruajnë si të afërt me vrasësit, “i cili nuk qan për të vrarët, por për makinën e tij”, ishte kulmi i linçimit mediatik që përjetoi ky politikan. Ai u vra menjëherë pas transmetimit të kësaj videoje.

Deri më sot nuk dihet se kush është porositësi i kësaj videoje, edhe pse është publikuar në dy televizione, e derisa është publikuar në televizionin Most, në këndin e sipërm shkruhej “Spot me pagesë nga Lista Serbe”.

Kjo video që ka në shënjestër kundërshtarët e Qeverisë së drejtuar nga Partia Progresive Serbe, të cilët janë cilësuar si “mercenarë që sulmojnë presidentin Aleksandar Vuçiq”.

Nënkryetarja e Partisë për Liri dhe Drejtësi, Marinika Tepiq, e cila përmendet në këtë video, tha se ky lloj linçimi ndaj disidentëve nuk është gjë e re.

“Ajo që është interesante, kjo video për Ivanoviqin është krijuar në periudhën kur ai fliste rreth punëve të Zvonko Veselinoviqit dhe ekspozonte kombinimet kriminale të grupit të tij. Para pak kohësh kam treguar se si Veselinoviq e ka financuar fushatën e Partisë Progresive Serbe përmes kompanisë ‘Invictus Media’, që ka marrëdhënie të ngushta me vëllain e presidentit serb Andrej Vuçiq”, tha Tepiq.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë