Loading…

​Sot protestojnë shërbyesit civilë

  • 26/11/2021 | 08:08

​Sot protestojnë shërbyesit civilë

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës dhe Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës sot protestojnë para Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar buxhetimin e mjeteve për implementimin e Ligjit të pagave në Ligjin për buxhet për vitin 2022, shkruan Gazeta Metro.


Sipas njoftimit, vendimi për protestë është bërë pas mbledhjes së kryesive ekzekutive të SSHCK-së dhe SPAK-ut dhe pas presionit të anëtarësisë së gjer, si dhe pas injorimit të kërkesave themelore nga ana e Qeverisë së Kosovës.

“Ligji i Pagave, buxhetimi i mjeteve për implementimin e ligjit të pagave në ligjin për buxhet për vitin 2022, Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, Sigurimi Shëndetësor, Njohja e përvojës së punës të gjithë zyrtarëve publik – SHC të dëbuar padrejtësisht dhe me dhunë nga puna gjatë viteve të 90-ta, caktimi i pagës minimale si dhe tendenca për frikësimin dhe politizimin e Shërbimit Civil përmes plotësim ndryshimit të ligjit për zyrtarët publik vlerësojnë se Qeveria e Kosovës nuk është duke shprehur gatishmëri të plotë për të diskutuar lidhur me këto kërkesa substanciale të adresuara nga SSHCK-ja dhe SPAK-u. Andaj, konform Ligjit mbi Organizimin Sindikal në Kosovë, si dhe Ligjit për Tubimet Publike, Sindikata e Shërbimit Civil e Kosovës si dhe Sindikata e Pavarur e Administratës e Kosovës morën këtë vendim për protestë, e cila do të mbahet më datën 26.11.2021 duke filluar nga ora 11:00-12:00 në Sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë. Numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar për shkak të gjendjes pandemike”, thuhet në njoftim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë