Loading…

​Spanja me numër rekord të rasteve të reja pas heqjes së karantinës

  • 31/07/2020 | 20:19

​Spanja me numër rekord të rasteve të reja pas heqjes së karantinës

Autoritetet shëndetësore spanjolle njoftuan sot se janë konfirmuar 1,525 raste të reja të infeksionit koronavirus, rritja më e madhe ditore që nga heqja e karantinës në qershor, duke thyer rekordin nga një ditë më parë.


Për ditën e tretë me radhë, më shumë se 1.000 raste të reja të infeksionit janë konfirmuar në Spanjë.

Një total prej 288.522 njerëz u shëruan nga koronavirusi, përfshirë njerëz të konfirmuar të kenë antitrupa, krahasuar me 285.430 një ditë më parë, tha ministria.

Instituti gjerman i Sëmundjeve Infektive Robert Koch më parë vendosi tre rajone spanjolle, përfshirë Katalonjën, në listën e zonave me rrezik të lartë.

Të tre rajonet janë Katalonja, Aragonia dhe Navarra në Spanjën veriore.

Sezoni turistik veror ka ngritur frikën se turistët që kthehen nga destinacionet ku regjistrohen një numër më i madh i të sëmurëve, siç është Spanja, mund të sjellin një valë të dytë të infeksionit.

Gjermania njoftoi të hënën se testimi për koronavirus do të ishte i detyrueshëm në aeroporte për të gjithë turistët që kthehen nga zonat me rrezik të lartë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë