Loading…

​Të enjten fluturojnë mbi Shkup avionët F-16 të NATO’s

  • 07/12/2021 | 19:27

​Të enjten fluturojnë mbi Shkup avionët F-16 të NATO’s

Të enjten në Aeroportin e Shkupit dhe në hapësirën ajrore mbi kryeqytet, do të fluturojnë avionët F-16 të NATO’s, transmeton Gazeta Metro. 


Këtë javë, ditën e enjte do të organizohen aktivitet për të demonstruar mënyrën e zbatimit të misionit të NATO’s për patrullim ajror mbi Maqedoninë e Veriut.

Gjatë këtij aktiviteti, publiku mund të njoftohet dhe të jetë dëshmitar i mënyrës se si zbatohet patrullimi ajror dhe po ashtu të njoftohet me avionët ushtarak të NATO-s si F-16 dhe AVAKS.

Me këtë ngjarje, do të shënohet edhe përfshirja e hapësirës ajrore të Maqedonisë Veriore në sistemin e NATO-s për patrullim ajror.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë