Loading…

​Thaçi: Ju bëj thirrje që t’i zbatoni në mënyrë rigoroze masat, gjendja aktuale është tejet shqetësuese

  • 11/07/2020 | 16:09

​Thaçi: Ju bëj thirrje që t’i zbatoni në mënyrë rigoroze masat, gjendja aktuale është tejet shqetësuese

Presidenti Hashim Thaçi, e ka vlerësuar tejet shqetësuese situatën aktuale me koronavirus në vend, transmeton Gazeta Metro.


Andaj ka kërkuar kujdes maksimal nga të gjithë, duke kërkuar respektimin e plotë të masave për parandalimin e përhapjes së virusit Covdi-19.

Thaçi përmes një statusi në Facebook, ka ngushëlluar të gjitha familjet për humbjen e më të dashurve të tyre nga kjo pandemi.

Postimi i plotë:

Qytetarë të dashur,

Në javën e fundit kishim rritje të madhe të numrit të të prekurve me virusin COVID-19. Gjendja aktuale është tejet shqetësuese dhe kërkohet kujdes maksimal nga të gjithë.

Ju bëj thirrje që t’i zbatoni në mënyrë rigoroze masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 dhe t’i respektoni rekomandimet e institucioneve shëndetësore. Duke i zbatuar masat dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore secili qytetar ruan veten, të afërmit e tij dhe gjithë shoqërinë.

Si president i vendit shpreh falënderim të madh për gjithë personelin shëndetësor, i cili po e jep maksimumin në këtë betejë të përditshme për ta shpëtuar çdo jetë njeriu. Po ashtu, u shpreh ngushëllime të sinqerta të gjitha familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre nga ky virus vdekjeprurës./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë