Loading…

​U zgjodhën 14 zëvendëspresidentët e ri të Parlamentit Evropian

  • 18/01/2022 | 22:34

​U zgjodhën 14 zëvendëspresidentët e ri të Parlamentit Evropian

Parlamenti Evropian zgjodhi sot 14 zëvendëspresidentë të ri – prej tyre pesë socialdemokratë.


Zëvendëspresidentët e ri të Parlamentit Evropian janë kristiano-demokratët nga grupi European People’s Party (EPP)- Othmar Karas, Ewa Kopacz, Rainer Wieland, socialdemokratët Pina Picierno, Pedro Silva Pereira, Eva Kaili, Evelyn Regner, Katarina Barley, tre anëtarë të Klubit Liberal të Evropës Renew – Dita Charanzova, Michal Shimeçka, Nicola Beer dhe Roberts Zile (ECR), Dimitrios Papadimoulis nga E Majta dhe Heidi Hautala nga Të Gjelbërit.

Kryesinë e institucionit e përbëjnë presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, 14 zëvendëspresidentë dhe pesë kuestorë, të cilët do të zgjidhen të mërkurën.

Zëvendëspresidentët, nëse është e nevojshme, do të zëvendësojnë presidenten, duke përfshirë edhe kryesimin e seancës plenare.

Kandidatët për zëvendëpresident dhe kuestorë propozohen nga një klub deputetësh ose të paktën 36 deputetë. Zgjedhja e zëvendëspresidentit është e fshehtë dhe radha e përparësisë së zëvendëspresidentit përcaktohet nga radha në të cilën ata janë zgjedhur.

Ndryshe, sot eurodeputetët zgjodhën Roberta Metsola (EPP) si presidente të Parlamentit Evropian deri në vitin 2024.

Metsola fitoi zgjedhjet në raundin e parë të votimit, ku mori një shumicë absolute prej 458 votash nga 690 të hedhura në votimin e fshehtë në distancë, mes tre kandidatëve. Në fillim të punimeve të ditës, Kosma Złotowski (ECR) tërhoqi kandidaturën e saj, duke e ulur numrin e kandidatëve në tre- Alice Bah Kuhnke (Të Gjelbrit/EFA) që mori 101 vota dhe Sira Rego (E Majta Spanjë ) 57 vota.

Presidentja Metsola do të drejtojë Parlamentin në gjysmën e dytë të mandatit aktual legjislativ, deri në konstituimin e një Parlamenti të ri pas zgjedhjeve evropiane të vitit 2024.

E lindur në Maltë në vitin 1979, Roberta Metsola, e cila është një eurodeputete që nga viti 2013, është presidentja më e re e PE e zgjedhur ndonjëherë. Ajo u bë zëvendëspresidente e parë në nëntor 2020 dhe ishte presidente në detyrë pasi David Sassoli vdiq më 11 janar. Ajo është presidentja e tretë femër e Parlamentit Evropian, pas Simone Veil (1979-1982) dhe Nicole Fontaine (1999-2002).

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë