Loading…

​Vdekja e Maradonas, këto janë lajmet e fundit nga prokuroria dhe policia

  • 30/11/2020 | 11:34

​Vdekja e Maradonas, këto janë lajmet e fundit nga prokuroria dhe policia

Policia argjentinase ka kontrolluar shtëpinë dhe zyrën e mjekut të Diego Maradonas, ndërsa autoritetet hetojnë vdekjen e futbollistit të madh.


Maradona vdiq të mërkurën e kaluar në moshën 60 vjeçare në një shtëpi në qytetin Tigre, Argjentinë.

Që nga ajo kohë, policia ka sekuestruar dokumente dhe celularë nga Dr. Leopoldo Luque, sipas agjencisë së lajmeve të Argjentinës “Telam”, si pjesë e një hetimi rreth vdekjes të kryer nga prokurori John Broyard.

Luque, i cili trajtoi Maradonën, i tha medias lokale se ai është i bindur në pafajësinë e tij dhe do të bashkëpunojë me autoritetet.

Të Shtunën, si pjesë e të njëjtit hetim, tre nga vajzat e Diego Maradonas – Dalma, Gianina dhe Jana – dëshmuan në gjykatë, thanë dy burime për CNN.

Duke folur për “CNN TN” të Dielën, Luque tha se po vuante nga humbja e mikut të tij, por tha se nuk mund të kishte bërë më shumë për ta ndihmuar atë.

Në fillim të këtij muaji, Maradona iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm për një hematomë subdurale, më shumë i njohur si një mpiksje gjaku në tru dhe ishte shëruar në shtëpi.

Ai luftoi me abuzimin me substancat dhe varësinë pas një karriere të shkëlqyer në futboll.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë