Loading…

​Vdes në QKUK 84-vjeçari që ishte goditur ditë më parë nga një veturë në fshatin Bibaj

  • 29/10/2021 | 23:39

​Vdes në QKUK 84-vjeçari që ishte goditur ditë më parë nga një veturë në fshatin Bibaj

Policia njofton se një këmbësor që ishte goditur nga një veturë më datë 16 tetor në fshatin Bibaj në Ferizaj, e i cili ishte duke u trajtuar në QKUK ka vdekur sonte.


Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, i kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin.

Ndërsa, drejtuesi i automjetit atë ditë, me 16.10.2021 me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ishte dërguar në mbajtje për 48 orë, për tu liruar pastaj në procedurë të rregullt hetimore.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë:

Me datën 16.10.2021, rreth orës 15:55 në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj, në fshatin Bibaj në Ferizaj, kishte ndodhur një aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, e përfshirë një automjet civil i udhëtarëve me targa vendore në lëvizje dhe një këmbësor.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur kur, automjeti i udhëtarëve me drejtuesin me inicialet M.B ( M/K) i moshës 32 vjeçar, ishte duke lëvizur në rrugën magjistrale Gjilan-Ferizaj dhe posa arrin në fshatin Bibaj, me pjesën e përparme të automjetit godet këmbësorin me inicialet N.U (M/K) i moshës 84 vjeçar , i cili po kalonte rrugën prej anës së majtë në anën e djathtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes së automjetit.

Si pasojë e këtij aksidenti të komunikacionit, lëndime të rënda trupore pëson këmbësori 84 vjeçar , i cili për ndihmë mjekësore dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj , për tu dërguar pastaj për tretman të mëtutjeshëm mjekësorë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohej atje.

Ndërsa sot me datën 29.10.2021 në ora 21:00 jemi njoftuar nga Qendra Klinike Universitare e Prishtinës , se këmbësori N.U , si pasojë e lëndimeve të rënda në këtë aksident ka ndërruar jetë .

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , i kishte marrë të gjitha masat e nevojshme për ta hetuar rastin .

Ndërsa, drejtuesi i automjetit atë ditë, me 16.10.2021 me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj , ishte dërguar në mbajtje për 48 orë, për tu liruar pastaj në procedurë të rregullt hetimore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë