Loading…

​Vendimi i Qeverisë për masat e emergjencës procedohen për në seancën e radhës së Kuvendit

  • 24/12/2021 | 23:01

​Vendimi i Qeverisë për masat e emergjencës procedohen për në seancën e radhës së Kuvendit

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala ka njoftuar se ky komision ka mbajtur takim në të cilin ka shqyrtuar propozim-vendimin e Qeverisë, për masat e emergjencës, dhe e proceduan për në seancën e radhës të Kuvendit të Republikës së Kosovës.


Shala ka shkruar në Facebook se më në fund Qeveria ka filluar të reflektojë dhe po orvatet që të kthejë ligjshmërinë e veprimeve të saj në relacion me krizën energjetike të vendit.

“Fatkeqësisht, të gjitha vendimet, transaksionet dhe importet në këtë periudhë krize, janë kryer në mënyrë të paligjshme. Pas ngritjes së shqetësimit tonë, dhe propozimit që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme dhe emergjente me legjislacionin në fuqi, në fushën e energjisë, Qeveria sonte në orët e vona morri këtë vendim. Kjo dëshmon atë që ne e kemi ngritur si çështje dhe shqetësim, për paaftësinë e Qeverisë që të përballet me sfidat”, ka shkruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë