Loading…

​VV kërkon shkarkimin e kryeministrit Hoti, e akuzojnë për koncesione ndaj Serbisë

  • 16/09/2020 | 20:03

​VV kërkon shkarkimin e kryeministrit Hoti, e akuzojnë për koncesione ndaj Serbisë

Lëvizja Vetëvendosje thotë se kryeministri Avdullah Hoti marrëveshjen finale e sheh si shumën e hapave të vazhdueshëm që duhet bërë për t’i ofruar koncesione Serbisë.

Në një postim në Facebook thuhet se Hoti paligjshëm mban një post dhe ai duhet të shkarkohet në mënyrë që normalizimi t’i kthehet jetës institucionale e politike në vend.

Postimi i plotë:

Siç duket z. Hoti marrëveshjen finale me Serbinë e sheh si shumën e hapave të vazhdueshëm që duhet bërë për t’i ofruar koncesione Serbisë, deri në njohjen e Kosovës ashtu siç do Serbia. Këtë e thonë dy deklaratat e tij para dhe pas vizitës në Uashington. Ky person që paligjshëm mban një post duhet të shkarkohet në mënyrë që normalizimi t’i kthehet së pari jetës institucionale e politike në vend.

Para vizitës në Uashington: “Ky nuk është dialog për normalizim të marrëdhënieve, normalizimi i marrëdhënieve do të jetë derivat i njohjes reciproke në mes të dy vendeve. Kemi dialoguar qe 7-8 vite, nga viti 2011 e këndej për normalizim të marrëdhënieve.”

Pas vizitës në Uashington: “Është hap tejet i madh, hap i jashtëzakonshëm drejt marrëveshjes finale për normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.”

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë