Loading…

​Zidane tregon nëse ndeshja ndaj Villarealit do të jetë e fundit si trajner i Real Madridit

  • 16/05/2021 | 22:07

​Zidane tregon nëse ndeshja ndaj Villarealit do të jetë e fundit si trajner i Real Madridit

Zinedine Zidane ishte shumë i lumtur në fund të ndeshjes ndaj Athletic Bilbaos të cilën e fitoi me rezultat minimal 1-0. Madje gëzimi i trajneri francez mund të ishte edhe më i madh sikur Atletico Madridi të mos fitonte në minutat e fundit ndaj Osasunas pasi kështu do të ishte lider i tabelës para ndeshjes së fundit të kampionatit e cila thuhet se mund të jetë e fundit për Zidanin si trajner në “Santiago Bernabeu”.


“Ne do të luajmë ndeshjen tonë, do të kemi një lojë të vështirë kundër Villarrealit, duhet të përqendrohemi te vetja”, tha fillimisht Zidane pas ndeshjes, përcjell KosovaPress.

E ardhmja?

“Si do t’u them lojtarëve që po largohem tani? Kjo nuk do të ndodh. Do të ndalemi dhe ta vlerësojmë sezonin pas ndeshjes së fundit. Tani jam këtu dhe po pres atë ndeshje kaq të rëndësishme. Ne nuk mund të flasim vazhdimisht për të ardhmen time, gjëja më e rëndësishme është loja e fundit që na mbetet”.”, u shpreh Zidane para mediave.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë