Loading…

​Zyrtare, Mancini e rikthen Balotellin në Kombëtaren e Italisë

  • 24/01/2022 | 19:19

​Zyrtare, Mancini e rikthen Balotellin në Kombëtaren e Italisë

Mario Balotelli është ftuar edhe zyrtarisht nga trajneri i Italisë, Roberto Mancini për ndeshjet ndërkombëtare.


Sulmuesi 31-vjeçar italian, i cili aktualisht po luan me Adana Demirsporin në Turqi, ka marrë thirrjen e tij të parë nga “Azzurrët” që nga shtatori i vitit 2018, kur luajti 62 minuta në barazimin 1-1 kundër Polonisë në Ligën e Kombeve.

Trajneri Mancini e njeh mirë Balotellin, me dyshen që kanë histori së bashku në Inter dhe Manchester City. Ndërsa ata zhvilluan një marrëdhënie të fortë, veprimet e lojtarit jashtë fushës shpesh e kanë dëmtuar potenciali i tij në fushë.

31-vjeçari Balotelli ka shansin të jetë lojtari kyç në play-off-et e ardhshme të Kupës së Botës për Italisë. “Azzurrët” duhet së pari të mundin Maqedoninë e Veriut përpara se të përballen me fituesin e duelit Portugali-Turqi.

Skuadrës së Mancinit i ka munguar një golashënues i qëndrueshëm, me Ciro Immobile dhe Andrea Belottin që nuk arrijnë të dëshmohen në ndeshjet e mëdha, dhe kështu Balotelli mund të gjejë një vend në këtë skuadër.

Kjo është lista e plotë e të ftuarve të Roberto Mancinit:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë