Ka përfunduar pjesa e parë e derbit të Premier Ligës ndërmjet Chelseat dhe Manchester Unitedt e cila po zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge”.
Përkundër se po zhvillohet një ndeshje shumë e hapur dhe intenzive, deri më tani nuk është shënuar asnjë gol, transmeton KosovaPress.
Ndryshe, momentalisht Chelsea është lider i tabelës me 29 pikë, kurse Manchester United renditet i 10-ti me 17 pikë.